Vrasja e shqiptarit në Greqi, identifikohet shtetasi

schedule16:35 - 23 Nëntor, 2018

schedule 16:35 - 23 Nëntor, 2018

Policia e Shtetit konfirmoi se shqiptari i vrarë në Janinë është 39 vjeçari Altin Mulla. Në deklaratën zyrtare të Policisë thuhet se po shkëmbehet informacion me Policinë greke për këtë çështje. Në komunikimin zyrtar me median, Policia siguron familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar. Ndërkohë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe për ngjarjen e 22 nëntorit. Sipas Policisë së shtetit fqinj, në vendngjarje janë gjetur 6 çanta me 13 pako që permbanin mbi 166 kg marijuanë si dhe 2 kallashnikovë. Viktima Altin Mulla ka qenë në kërkim në Shqipëri si i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale, por kishte mundur t’i shpëtonte uniformave blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!