Jurgen Gjasula mund të ndërrojë skuadër. Mesfushori shqiptar është pjesë e Hamburger prej verës së kaluar. “Luftëtari” i kombëtares shqiptare e ka humbur postin e titullarit tek ekipi që garon në Bundesliga 2.
Këtë sezon nuk ka zbritur akoma në fushë me Hamburger, teksa ka munguar edhe në seancën e fundit stërvitore. Mediet gjermane flasin për një largim të 31-vjeçarit nga Hamburger, por jo nga Bundesliga 2.
Darmstad e pëlqen mesfushorin shqiptar dhe ka nisur negociatat për transferimin e tij. Problemi i vetëm lidhet me rrogën, Gjasula përfiton rreth 40 mijë euro në muaj, shumë që Darmstad e ka të pamundur ta pagujë.
Gjithsesi, bisedimet mes palëve vazhdojnë, optimizmi nuk mungon rreth gjetjes së akordit dhe Darmstad pritet të jetë skuadra e radhës gjermane me të cilën do të luajë Klaus Gjasula. /abcnews.al