Një britanik i ka habitur të gjithë me blerjen e fundit që ka bërë.
Ai ka blerë një lugë të vjetër, të hollë dhe të gjatë, për 125 dollarë jashtë një rruge në Londër dhe më vonë e shiti për 2,648 dollarë në një ankand online. Intuita e tij e çoi atë në faktin se luga me pamje të çuditshme ishte e rrallë.
Burri, i cili ka zgjedhur të jetë anonim, shkoi tek ‘Lawrence Auctioneers’ në Britani ku regjistroi lugën për shitje dhe priti për t’u siguruar që ishte me vlerë.
Pasi u ekzaminua nga një ekspert, u zbulua se ishte një lugë argjendi që datonte në fund të shekullit të trembëdhjetë. Sipas tij, vlera e lugës shkonte në 695.25 dollarë.
Mirëpo, ajo u vendos në një ankand online dhe në fund u shit për 2,648.59 dollarë./abcnews.al