Probleme me zemrën, Helena Kadare kryen ndërhyrjen delikate në Spitalin Amerikan

schedule09:55 - 4 Gusht, 2021

schedule 09:55 - 4 Gusht, 2021

Shkrimtarja Helena Kadare, së fundmi ka qenë në një moment të vështirë shëndetësor për shkak të problemeve me zemrën.

Ajo ka zgjedhur Spitalin Amerikan 3, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Sipas stafit të Spitalit Amerikan, zonja Kadare u ndoq nga Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog, ndërsa ka kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale).

Fatmirësisht dhe falë kujdesit të stafi mjekësor në Spitalin Amerikan, bashkëshortja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa është larguar nga Spitali.

Reagimi i Spitalit Amerikan 3:

“Nder dhe privilegj për të gjithë stafin e Spitalit Amerikan 3 të ishte pranë zonjes Helena Kadare në një moment vështirësie shëndetësore.

Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog që ndoqi rastin na tregon se është kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale) dhe se zonja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sot largohet nga Spitali.

I urojmë autores Helena Kadare rekuperim të shpejtë!
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!” e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!