Lazio po kërkon një përforcim në sulm dhe Maurizio Sarri ka hedhur sytë nga Chelsea, ekip që e drejtoi në sezonin 2018/2019. I preferuari i trajnerit italian është Callum Hudson-Odoi.
20-vjeçari i krahut të majtë të sulmit ishte afër kalimit te Bayern Munchen verën e kaluar, ndërsa tani mund të përfundojë në Serie A sipas raportimeve të LaLazioSiamoNoi.it.
Hudson-Odoi realizoi 6 gola në 29 ndeshjet që luajti me “Blutë e Londrës” në sezonin që në pankinë ishte ulur Maurizio Sarri.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur bisedimet me homologët e kampionëve të Evropës, dhe po tenton të marrë në huazim lojtarin e talentuar anglez. /abcnews.al