Premtimi i Dakos: Porto Romano do të mbyllet brenda vitit 2019

schedule14:45 - 23 Nëntor, 2018

schedule 14:45 - 23 Nëntor, 2018

Kryetari i Bashkisë ka njoftuar se pika e grumbullimit të mbetjeve në Porto Romano do të mbyllet brenda vitit 2019. Të njëjtin premtim ka dhënë dhe ministrit i Mjedisit Blendi Klosi.

Brenda 2019-ës vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto-Romano do të mbyllet, për t’u kthyer në një park të gjelbër. Ndërsa po shikohet mundësia për mbylljen e kanaleve të hapura të ujërave të zeza që përshkojnë disa zona të qytetit bregdetar. Është ky premtimi i dhënë nga kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako, për qytetarët durrsakë.

Vangjush Dako: Pasi e shpallëm gjëndje të jashtëzakonshme, jemi duke bashkëpunuar për të realizuar mbylljen e fushës së mbetjeve në Durrës dhe për t’i dërguar në Sharrë.

Në të njëjtën linjë me kryebashkiakin e Durrësit, ishte dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi. I pranishëm në aksionin kombëtar “Ta pastrojmë Shqipërinë”, ministri Klosi tha se prioritet do t’i jepet zgjidhjes së mbetjeve në Porto-Romano.

Blendi Klosi: Jemi në përgatitje të një aksioni të madh që do të zgjidhë përfundimisht problematikat e zonës më të ndotur në Porto Romano dhe për këtë duhet përpjekje e përbashkët dhe kontribut i qytetarëve.

Vengrumbullim i mbetjeve në Porto Romano dhe asgjësimi i tyre në terren të hapur është kthyer nder ndotësit me të mëdhenj të mjedisit në qytet. Për të minimizuar ndotjen, pas shumë vitesh bashkia ka nderhyrë.

Fillimisht u ndalua djegia e mbeturimave, ndërsa më pas u investua në rrethimin e vendngrumbullimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!