Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se arrestimit e sotme në veri të vendit nuk kanë të bëjnë me asnjë zhvillim politik. Kreu i ekzekutivit u bëri apel qytetarëve, partive politike dhe kryetarëve të komunave, vecanërisht atyre në veri të kontribuojnë për qetësinë publike. Në një postim në profiling e tij në Facebook Haradinaj sqaron se sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç. Haradinaj theksoi se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik. /abcnews.al
Haradinaj: Arrestimet në veri nuk kanë të bëjnë me zhvillimet politike
schedule10:52 - 23 Nëntor, 2018
schedule 10:52 - 23 Nëntor, 2018