Blerim Krasniqi është largimi i radhës nga kampionët. Teuta ka dalë me njoftim dhe bën me dije se kanë ndërprerë bashkëpunimi, ndërkohë që sulmuesi ka oferta nga Ballkani dhe Gjilani.
“Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.
Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”, shkruan klubi durrsak. / abcnews.al