Plagoset me thikë i mituri në Tiranë

schedule21:18 - 2 Gusht, 2021

schedule 21:18 - 2 Gusht, 2021

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Mësohet se rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” një qytetar ende i paidentifikuar ka plagosur me thikë një të mitur.

16-vjeçari me iniciale J. K. është goditur me thikë pas një konflikti të çastit.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. s.b/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!