Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për protestën e dhunshme

schedule20:14 - 22 Nëntor, 2018

schedule 20:14 - 22 Nëntor, 2018

Pas protestës së dhunshme, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal për 5 vepra penale, Plagosja e rëndë me dashje, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, Kundërshtimi i punonjësit të policisë, Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre edhe një punonjëse policie e repartit special “Shqiponja” me dëmtime të rënda të shëndetit. Po ashtu në Spitalin e Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesemarrës në protestë.

Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, sqaron prokuroria, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë. /abcnews.al