Porto Romano larg “syrit” të bashkisë, banorët: Plehrat nuk pastrohen

schedule14:30 - 2 Gusht, 2021

schedule 14:30 - 2 Gusht, 2021

Banorët e lagjes Porto Romano në Durrës, ankohen për plehrat që nuk pastrohen dhe për mungesën e kanalizimeve.

“Cilido që vjen këtu dhe shikon ku jemi ne,- thonë ku jeni vendos këtu sepse vetëm në Durrës nuk mund të jesh”, shprehet një banor.

Lagjja Porto Romano në Durrës ndodhet vetëm 3 km larg qendrës së qytetit.

Duket se fati i banoreve të kësaj zonë është i destinuar të jetë i lidhur me plehrat. Dikur problem ishte landfilli i Porto Romanos, sot plehrat derdhen në çdo cep të lagjes.

Era e rëndë nga mbeturinat është e padurueshme. Shpresa për një verë më të pastër, është shuar.

“Situata aktuale është më emergjente sepse mbeturinat janë në mes të lagjes pa u pastruar fare dhe kjo është një krim”, shprehet një banor i zonës.

Ata gjithashtu ankohen për kanalizimet e pa kryera.

“I mbusha 28 vjet këtu dhe gjendja kështu ka qenë, nuk është bërë asgjë. Vijnë këtu e na thonë që do ta rregullojnë , por asgjë. Ne ujin e blemë dhe këtu shkon dëm kot paguajmë kot.  Kjo është në dëm të shtetit, kodra rri pa ujë dhe kjo zona derdhet në kanal. Nuk është vetëm këtu, çarje ka në katër vende, kemi marrë inxhinierin, por ende asgjë”, thotë një tjetër banor.

Ndërkohë në Porto Romano jetojnë rreth 10 mijë banorë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!