Kjo verë i ka gjetur artistët shqiptarë të angazhuar me koncerte pas normalizimit të situatës nga Covid-19. Ndër ta dhe Xhensila Myrtezaj, e cila është një ndër këngëtaret më të kërkuara në treg. Myrtezaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen joshëse në një prej koncertet që ka mbajtur së fundmi.
Xhensil duket një yll teksa mban veshur një palë pantallona me print zebre kombinuar me një crop top ngjyrë të zezë. Veshjen e ka kombinuar me një palë syze ndërsa flokët kaçurrela e bëjnë atë të duket më tërheqëse. “Prit pak” ka shkruar ajo duke iu referuar këngës më të fundit me Lumi B. /abcnews.al