Komisioni Europian thotë se Mogherini nuk është e njëanshme pasi kritikon dy palët, Serbinë dhe Kosovën. Brukseli kërkon nga të dy shtetet që t’i japin fund provokimeve dhe të vazhdojnë dialogun.
Komisioni Europian nuk pranon që shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini është e njëanëshme në kuadrin e lehtësimit të dialogut midisi Prishtinës dhe Beogradit. Ky është qëndrimi që zëdhënësja e Mogherinit ka shprehur ndaj pyetjes së ABC News lidhur me reagimet e ashpra që ka nxitur në skenën politike të Kosovës deklarata e fundit e Mogherinit për njëanshmëri në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, ku nënvizohet se kritikohet vetëm Kosova dhe jo Serbia.
Maja Koçijaniç, zëdhënëse e KE-së: “Nuk besoj se kjo është korrekte. Duke ditur qe ju i keni ndjekur zhvillimet nga afër, nuk kam dyshim që ju jeni në dijeni të kësaj. Ne e kemi bërë të qartë në deklaratën e djeshme, që qeveria e Kosovës duhet të heqë dorë nga masa që ka anonçuar. Kjo nuk është diçka e re, pasi kemi reaguar në të njëjtën mënyrë kur u anonçua masa prej rritjes së 10% javën e kaluar. Ky është dhunim i marrëveshjes së CEFTAs dhe nuk është në frymën e marrëveshjes së stabilizim-asocimit”.
Komisioni Europian i bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë t’u japin fund provokimeve dhe të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve.
Maja Koçijaniç, zëdhënësja e KE-së: “Ne kemi thënë gjithashtu që aktet nga Kosova dhe Serbia që perceptohen nga ana tjetër si provokative dhe sharëse, janë shqetësuese dhe nuk çojnë në dialog dhe në normalizimin e marrëdhënieve. Ne i bëjmë thirrje të dy lidershipeve që t’u japin fund këtyre provokimeve dhe të fokusohen në normalizimin e marrëdhënenieve midis të dy palëve përmes dialogut. BE-ja monitoron përmbushjen e të gjitha detyrrimet rajonale që palët kanë ndërmarrë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. CEFTA është një gur themeli kyç në kuadrin e bashkëupunimit rajonal, është një çështje kyçe e zonës ekonomike rajonale dhe mbulohet gjithashtu nga disa marrëveshje të stabilizim-asocimit. Ne e kemi bërë marrëveshjen tonë të qartë dhe presim që sekretariati i CEFTës do të ndërrmarrë masat e duhura për të siguruar respektimin e plotë të marrëveshjes. Ne e pranojmë që ka probleme, por reagimi i qeverisë së Kosovës në këtë rast nuk është qasja e duhuri. Ka mënyrë se si duhet të zgjidhen këto çështje, por mënyrë me të cilën u soll qeveri e Kosovës nuk është ajo e duhura”.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini nuk ka ende një datë për raundin e ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit./abcnews.al