Formula 1/ Garë e çmendur në Budapest: Ocon surpriza e madhe, Hamilton kap kreun

schedule17:18 - 1 Gusht, 2021

schedule 17:18 - 1 Gusht, 2021

Një garë e çmendur dhe tepër emocionuese është zhvilluar ditën e sotme në Formula 1. Çmimi i Madh i Hungarisë dhuroi gjithçka: përplasje, makina jashtë piste, polemika, parakalime dhe një fitues për herë të parë.

Në pistën e Budapestit piloti më i shpejtë u shpall Esteban Ocon. Sukses fantastik për 24-vjeçarin francez të Alpine-Renault, i pari për të në Formula 1. Ocon është piloti i 111-të në histori që fiton një garë në sportin e shpejtësisë.

Në vend të dytë Sebastian Vettel (Aston Martin). Rikthim në pod pas një kohe të gjatë për gjermanin, teksa vendi i tretë i takoi Lewis Hamilton, i cili pavarësisht një gafe të skuderisë së tij, zhvilloi një garë fantastike.

Max Verstappen i Red Bull Racing, e mbylli garën në vend të dhjetë, duke humbur kështu vendin e parë në renditjen e përgjithshme te kampionatit. Paraqitje shumë e mirë edhe për Fernando Alonson (u shpall piloti më i mirë i garës), teksa një aksident i shumëfishtë në xhirot e para nxori jashtë Leclerc, Bottas dhe Perez.

 

Renditja e kampionatit

Kampionati udhëhiqet nga Lewis Hamilton (Mercedes) me 192 pikë. Shtatë herë kampioni i botës ndiqet nga holandezi Max Verstappen (Red Bull Racing) me 186 pikë, teksa i treti është Lando Norris (McLaren) me 113 pikë. /abcnews.al