Atletikë/ Më i shpejti në planet është një italian, Jacobs “mbret” në 100 metra

schedule16:17 - 1 Gusht, 2021

schedule 16:17 - 1 Gusht, 2021

Italia ia del të fitojë për herë të parë në histori një medalje ari në Olimpiadë në garat e 100 metrave në atletikë. Marcell Jacobs është heroi italian.

 

Renditja

26-vjeçari me origjinë nga SHBA, ka triumfuar në garën e shpejtësisë me kohën 9’80”, duke lënë pas amerikanin Fred Kerley (9’84”) dhe kanadezin Andre De Grasse (9’89”).

Garim i mrekullueshëm i atletit italian, i cili kaloi i pari finishin, siguroi medaljen e artë dhe vendosi rekord evropian me kohën e regjistruar.

Sukses i madh dhe i jashtëzakonshëm, teksa asnjë italian para Jacobs as nuk kishte garuar në finalen e kësaj disipline në 125 vite Olimpiadë. /abcnews.al