Përplasja para parlamentit, Lleshaj: E papranueshme dhuna

schedule12:39 - 22 Nëntor, 2018

schedule 12:39 - 22 Nëntor, 2018

Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit të cilët mbeten të lënduar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamnetit ditën e sotme. Gjatë një komunikimi për mediat Lleshaj deklaroi se Policia është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm, si dhe nga përfaqësues të papërgjegjshëm të politikës të cilët ngritën dorë ndaj policisë. Konflikti i protestuesve nuk ka arsye që të spostohet kundrejt Policisë së Shtetit.

“Është për të ardhur keq, është e papranueshme që në një ditë të tillë normale të ndodhë një ngjarje anormale. Policia është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur qetësinë e rendin. Ajo sot është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët në shkelje të plotë të ligjit, ngrenë dorë mbi policinë. Policia është goditur gjithashtu nga përfaqësues të caktuar politikë, të cilët inspirojnë dhunë ndaj forcave të Policisë së Shtetit, u shpreh ministri i Brendshëm i dekretuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!