Opozita tryezë me grupet e interesit për buxhetin 2019

schedule12:08 - 22 Nëntor, 2018

schedule 12:08 - 22 Nëntor, 2018

Ndërsa opozita siç kishte njoftuar u mblodh në një tryezë me grupet e interesit, për të diskutuar mbi rezervat për projekt buxhetin 2019. Në fjalën e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se projekt-buxheti nuk adreson nevojat e qytetarëve, por rrënon më tej ekonominë e tyre, e të vendit. Sipas kreut të PD, kjo nuk do sjellë ndaljen e largimit të qytetarëve nga vendi.

“E stomja është një ditë ku opozita sëbashku me ju do të bëjë transparencën e munguar, për atë që është buxheti më katostrafikë në këto 28 vitw të Shqipërisë pluraliste. Buxhet i cili legjitimon zhvatjen dhe vvjedhen me ligj të shqiptarëve, të taksave të tyre, të burimeve të tyre natyrore dhe rëndon mbi ta një shifër borxhi rekord, e cila e agreguar me borxhin e fshehur me borxhin korruptiv të PPP-ve kanë thyer për herë të parë tavanin ogurzi të 80%. Kjo falë projektit më korruptiv të Ballkanit, projektit të ashtuquajtur “1 miliard”, por që po i afrohet  shifrës tre miliardë. Pra dhënies së 15 apo 20 koncensioneve, 10 apo 15 oligarkëve të vendit me një vlerë të barabartë sa gjithë buxheti vjetor i Shqipërisë. Rritja e borxhit, koncesionet dhe favoret për një grusht njerëzish kanë sjellë një faturë të tmerrshëm për sektorët e ekonomisë. Që nga ambienti tërësisht negativ për investimet dhe biznesin, ambienti fiskal, tek shpenzimet sociale për pensionistë, njerëzit në nevojë, për shëndetësinë, arsimin, të rinjtë dhe kjo në të njëjtën kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një buxhet realist që të ndalë dramën e madhe të boshatisjes së vendit ku një në gjashtë shqiptarë është larguar në vitet e qeverisjes së Edi Ramës”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!