Nuk ka kthim në Itali dhe as transferim në Angli, Mauro Icardi do qëndrojë në Paris dhe këtë e konfirmon vetë ai në rrjetet sociale, duke u munduar të shuajë gjithë zërat që flasin për largimin e tij.
Argjentinasi e ka treguar këtë vendim në një postim në Instagram, ku shkruan: “Këtë sezon, tjetrin dhe tjetrin përsëri! Nuk ka asnjë dyshim. Forca Paris”.
Icardi lidhje shumë me një rikthim në Itali, me Juventusin, që e ndjek prej disa sezonesh. Ndërkohë ditë më parë thuhej se ai është pranë Romës dhe Dzeko mund të kalojë te Juve. /abcnews.al