Goditje e dyfishtë e Arsenalit në merkato. Klubi londinez ka prezantuar ditën e sotme Ben White dhe Mika Biereth. I pari është 23 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës (bën mirë edhe mbrojtësin e djathtë dhe shkatërruesin).
Sorry we're late…
Traffic was a nightmare ? pic.twitter.com/sO1T9981Rw
— Arsenal (@Arsenal) July 30, 2021
Arsenali ka paguar 50 milion paund te Brighton për kartonin e lojtarit të kombëtares angleze, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Topçinjtë”.
Biereth është 18 vjeç, aktivizohet në majë të sulmit dhe vjen nga klubi i Fulham. Adoleshenti i talentuar cilësohet si Haaland i Anglisë dhe realizoi 21 gola sezonin e fundit me ekipin U18 të Fulham.
Welcome to The Arsenal, Mika ? https://t.co/t4bU8zB7dt
— Arsenal Academy (@ArsenalAcademy) July 30, 2021
“Jam shumë i emocionuar, kjo është një nga ato mundësi që të jepet një herë në jetë“, deklaroi Biereth pas transferimit tek Arsenali. /abcnews.al