Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit përgjegjës për mbikëqyrjen e eksporteve të teknologjive kibernetike do të vizitojnë selinë e kompanisë NSO, mes pretendimeve se softueri Pegasus është përdorur për të shënjestruar gazetarë, zyrtarë të qeverisë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
NSO ishte njoftuar paraprakisht për inspektimin. Në takimin me Parly, Gantz gjithashtu deklaroi se veprimet e NSO ishin në kundërshtim me rregulloret e licencimit.
Celulari i Macron ishte i përfshirë në listën e spiunazhit që ndoshta ishin nën mbikëqyrjen e Marokut, i cili përdori programin Pegasus të NSO Group, sipas gazetës franceze Le Monde. Udhëheqësi francez nga ana tjetër ka bërë thirrje për hetim.
Ky është inspektimi i parë zyrtar që kur shpërtheu skandali.
Në një hetim global të publikuar javën e kaluar nga 17 organizata mediatike, të udhëhequra nga grupi jofitimprurës i gazetarisë me bazë në Paris, “Forbidden Stories”, tha se Pegasus ishte përdorur për të përgjuar celularë inteligjentë që u përkisnin gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.
NSO hodhi poshtë raportet, duke thënë se ishin “ teori të gabuara dhe të pabaza”. Pegasus është një softuer që përdoret vetëm nga inteligjenca qeveritare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të luftuar terrorizmin dhe krimin, tha kompania në një deklaratë.
Vizita e Gantz, i cili ishte planifikuar përpara skandalit të NSO, përfshiu gjithashtu krizën në rritje në Liban, forcimin e Autoritetit Palestinez, rikthimin reputacionit Gazës pas luftës me Izraelin dhe përpjekjet e fuqive botërore për të rifilluar një marrëveshja bërthamore me Iranin.
/abcnews.al