Frikë dhe ankth në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Rreth tre orë pas ankorimit të modulit rus Nauka, motorët janë ndezur në mënyrë të pakontrolluar duke bërë që të rrotullohej i gjithë stacioni.
Për të ndaluar shtyrjen u aktivizuan shtytësit e disa modulëve në bord.
Stacioni arriti një përthyerje prej 45 gradësh por situata u kthye gradualisht nën kontroll. Nuk pati dëme materiale dhe as probleme për 7 austronautët në bord./abcnews.al