Ultras Guerrils vazhdojnë të jenë opozitarë me drejtuesit e klubit të tyre. Në duelin e turit të parë u kujtuan merkaton e dobët, kurse tani merren me kompleksin.
Guerrils janë të drejtpërdrejtë me drejtuesit e klubit të tyre, të cilëve u përcjellin një mesazh të qartë nga stadiumi.
“Kompleksi peng burokracie, apo mungesë përparësie”, shkruajnë Guerrils, që presin prej vitesh ta shohin skuadrën e tyre të zemrës të luajë në shtëpinë e re.