Elvis Rexhbecaj nuk do të qëndrojë as këtë sezon te Wolfsburg, por pritet të larohet edhe një herë në formën e huazimit. Mesfushori dardan qëndroi një sezon e gjysmë në huazim tek FC Koln, por klubi gjerman në fund vendosi të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes.
Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit gjerman, VFL Bochum ka shprehur interesim për transferimin e Rexhbecajt. Drejtuesit e skuadrës bardhekaltër e shohin Rexhbecajn si një përforcim të madh
Prej ditësh ata kanë hyrë në bisedime me Wolfsburgun për huazimin e tij në sezonin e ardhshëm. Vetë lojtari është i gatshëm të bashkohet me Bochumin, ku do të kishte mundësi më të mëdha aktivizimi. Rexhbecaj zhvilloi 46 ndeshje zyrtare me Koln dhe realizoi shtatë gola e dhuroi po aq asiste. /abcnews.al