Gjilani ka mundur të fitojë me përmbysje ndeshjen miqësore të ditës së sotme, të luajtur në stadiumin e Skënderbeut, pikërisht ndaj vendasve. E gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 1-3.
Kjo ndeshje nuk u transmetua në televizion, por Skënderbeu në rrjetet sociale ka bërë një rezyme të shkurtër të mbarëvajtjes së këtij takimi testues për të dy ekipet.
POSTIMI – Është mbyllur me humbje takimi i 2-të miqësor ndaj ekipin të Superligës së Kosovës, SC Gjilani. Një takim me 2 tablo, atje ku në pjesën e parë të takimit titullarët e zgjedhur nga trajneri Migen Memelli triumfuan 1-0 me gol të Belajdi Pusi pas 45 minutash lojë.
Në fraksionin e 2-të të lojës ekipi nga Gjilani përmbysi gjithçka në 1-3, ndërkohë që stafi teknik u mundua të testonte lojtarët e përzgjedhur për këtë takim nga akademia dhe të afruarit në provë.
Formacioni: Ruçi, Josepf, Bajrami, Abbey, Pecani, Victor, Mara, Murillo, Vangjeli, Pusi, Bismark.
U aktivizuan: Dervishaj(p), Qeleshi, Doëouna, Hysolli, Beçka, Zenullari, Tuni, Beçka, Liço, Kaso. /abcnews.al

