Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori i BE në Mat: Reforma zgjedhore, 6 muaj para zgjedhjeve

schedule18:18 - 20 Nëntor, 2018

schedule 18:18 - 20 Nëntor, 2018

Për ambasadorin e BE në vendin tonë, reforma zgjedhore duhet të jetë gati gjashtë muaj para zgjedhjeve. Qëndrimin e shprehu gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Matit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca dha një mesazh për reformën zgjedhore.  Nga Mati ai deklaroi se kjo reformë duhet të miratohej sa më parë, duke nënvizuar faktin se ajo duhet të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri: “Ne, BE presim që të ketë një kod të reformës zgjedhore, ashtu siç është rekomanduar disa herë nga OSBE-ODIHR ë të shkuarën. Është shumë e rëndëshishme që të ndodhë tani, mundësisht 6 muaj përpara zgjedhjeve.”

Deklarata Sorecas vjen gjatë një takimi me kryebashkiakun e Matit, Nezir Rizvani në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!