Këngëtarja e muzikës popullore Valbona Halili këtë të hënë në një intervistë për gazetaren Irini Meçe në “Edicionin Veror” në “ABC” ka dhënë detaje në lidhje me penalizimin që u bëri pandemia përgjatë kësaj periudhe.
Halili është shprehur se sekreti i punës së saj është që të krijojë sa më shumë adrenalinë dhe kënaqësi te të gjithë ato që e pëlqejnë këngët e saj.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se të këndosh në ndonjë resot turistik ishte diçka emocionuese pasi ishte mësuar vetëm nëpër dasma.
“Sekreti i natës është kur nuk ka adrenalinë nuk ka atmosferë.
Mund të them se në fund të korrikut më në fund është ndezur për të gjithë ne, ndërsa dasmat vijojnë që të jenë akoma të kufizuara. Më pëlqen që po këndoj nëpër rezorte, pasi isha mësuar duke trashëguar vetëm çifte”, është shprehur këngëtarja.
Ndërkaq jo është shprehur se komplimenti më i bukur që ajo ka marrë është, “zëri i bukur”, një kompliment i veçantë që i është bërë nga një gocë nga Tiranë .
Gjithashtu ajo zbuloi projektet e saj ku thekson e vuri te një këngë e re që është drejt mbylljes.
“Më 27 korrik do të jem në Tiranë, ku do të jetë një ndër daljet e mia të pakta se un i kam pak të rralla. Jam dhe në një projekt të ri muzikor”, ka thënë ajo./abcnews.al