Presidenti Ilir Meta dekreton tre ligje

schedule17:29 - 26 Korrik, 2021

schedule 17:29 - 26 Korrik, 2021

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje. Bëhet fjalë për ligjin për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Ligji tjetër i huasë është ai ndërmjet Shqipërisë dhe bankës gjermane “fW Frankfurt am Main (KfW) për mbështetjen e reformës në sektorin energjitik. Kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri.

Njoftimi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjet si më poshtë:
 
– Ligj nr.92/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave””.
 
– Ligj nr.93/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.
 
– Ligj nr. 98/2021 “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ””.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!