Moti i keq me reshje dëbore e stuhi ere kanë përfshirë disa vende në Ballkan duke bërë që në disa qytete të vendoset gjendja e alarmit. Në Bosnje e Hercegovinë për shkak të reshjeve dëborës janë bllokuar disa rrugë.
Disa zona të Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës janë pushtuar nga reshjet e dëborës, ndërkohë që në Malin e Zi është vendosur alarm i kuq për shkak të motit me dëborë. Edhe në Serbi priten reshje të dendura shiu dhe stuhi ere.
Reshje dëbore ka pasur dhe në bregdetin kroat, në Gorski Kotar, Lika, Sllavoni dhe në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, ndërsa për shkak të kushteve të këqija të motit është ndaluar qarkullimi për kamionët me rimorkio në brendësi të Dalmacisë, Rijekës, Istrës dhe anasjelltas.
Në Bosnje-Hercegovinë për shkak të reshjeve të dëborës janë bllokuar disa rrugë. Në Serbi ndërkaq pritet shkrirja e dëborës që ka rënë para disa ditëve si dhe një reduktim i reshjeve të rrëmbyera të shiut./abcnews.al