Fshati që mbytet nga plehrat dhe inertet

schedule15:02 - 20 Nëntor, 2018

schedule 15:02 - 20 Nëntor, 2018

Territori i Bashkisë së Selenicës është zhytur në plehra dhe inerte që kanë marrë rrugën dhe kanë mbuluar shtratin e lumit Shushicë. Situata duket e pazgjidheshme për shkak se kryetari i bashkise i tha ABC News se nuk ka fonde për pastrimin e zonës.
 

Drashovica është fshat i renditur në listën e 100 fshatra turistike, por pamjet tregojnë për një territor të mbytur nga plehrat. Pranë ndodhet fshati Kotë. Me të njëjtën panoramë bri tyre është lumi Shushicë.

Inerte e mbetje nga më të ndryshme kanë bllokuar shtratin e tij. Këtu shkarkojnë kamionet nga qytetet, por edhe nga banorët  e fshatrave. Është zonë e bashkisë së Selenicës. Por kryetari i saj Përparim Shameti i tha ABC News se nuk mund të ndryshojë ketë pamje pasi nuk ka fonde të paguajë firmat e pastrimit.

Territori është mbuluar nga plehrat nga fillimi i bashkisë deri në cep të saj. Problemet më të mëdha do të shikohen me nisjen e reshjeve. Atëherë kur Shushica të mbushet me ujë dhe të vërshojë nëpër banesa pasi rrjedha e saj është ndërprerë nga grumbulli i plehrave.

Këtu nuk ekziston asnjë vend grumbullimi mbetjesh. Por ajo që dihet është fakti se përveç këtyre pamjeve trishtuese, Selenica është zonë me risk përsa i përket përmbytjeve./abcnews.al