Lufta kundër krimit të organizuar, parandalimi i emigracionit të paligjshëm dhe Vettingu i gjyqësorit ishin temat që u diskutuan në takimin që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi me sekretarin e Shtetit, Stefan Mayer, në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.
Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit,Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Evropiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit, që është e para e këtij lloji në rajon.
Gjatë diskutimeve në takim, sekretari inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale./abcnews.al