Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familja Mbretërore, e shqetësuar se Harry do të minojë reputacionin e babait të tij

schedule22:19 - 25 Korrik, 2021

schedule 22:19 - 25 Korrik, 2021

Vendimi i Princit Harry për të botuar katër libra mbi Familjen Mbretërore “kërcënon” monarkinë. Siç shkruan Daily Mail, Harry po hap një tjetër “luftë” kundër Pallatit Buckingham, por këtë herë, dëmi pritet të jetë “i pariparueshëm”.

Duka i Sussex është duke punuar me disa shtëpi botuese të famshme për katër libra për 40 milionë dollarë, njëri prej të cilëve do të publikohet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Familja Mbretërore po shqetësohet nga 'frika shumë reale' se marrëveshja me katër libra të Princit Harry mund të destabilizojë Monarkinë duke minuar reputacionin e babait të tij kur ai ngjitet në fron

Sipas burimeve mbretërore, Harry nuk ka në shënjestër vetëm Princin Charles, i cili është në radhë për fronin, por do të shkaktojë një përçarje e madhe në institucionin e monarkisë.

Tashmë goditja që Pallati ka marrë pas deklaratave të Princit Harry sigurisht nuk korrigjohet, të cilat kanë “njollosur” imazhin e institucionit. Princi do të nxjerrë librin e parë vitin që vjen, për të shënuar 25 vjetorin e vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana. /abcnews.al

Princeshat Beatrice dhe Eugenie thuhet se besojnë se një varg intervistash të kohëve të fundit, përfshirë spektaklin special televiziv me drejtuesin e emisionit të bisedave amerikane Oprah Winfrey, do të thoshte që Harry ndihet se 'më në fund po dëgjohet'

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!