Miralem Pjanic është objektivi i radhës i Interit në merkato. Mesfushori boshnjak nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës dhe kërkon të rikthehet në Serie A, kampionat ku ka luajtur me Romën dhe Juventusin.
31-vjeçari pëlqehet edhe nga Juventusi e PSG. Pjanic përfiton 7 milion euro në sezon, ndërsa Interi po nxiton të largojë Arturo Vidal. Më pas do të vijë oferta e parë për klubin katalanas.
Ndërkohë, Romelu Lukaku ka mbyllur pushimet dhe është gati të vendoset nën urdhrat e Simone Inzaghit. “Momentet e fundit në pishinë, koha të rikthehem në shtëpi“, shkruan në Instagram bomberi i kampionëve të Italisë.
Përveç sulmuesit belg, nesër bashkohen me Interin edhe Perisic, Vidal, Lautaro Martinez dhe Sanchez. Pushim do të qëndrojnë edhe disa ditë Nicolo Barella e Alessandro Bastoni, kampionë Evrope me Italinë.
View this post on Instagram
TIFOZËT – Giuseppe Marotta ka një mendim në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume. Sezoni i ri i Serie A do të nisë me tifozë, stadiumet mund të mbushen me 50%, por të pranishmit duhet të mbajnë distancë një metër me njëri-tjetrin.
“Do të ishte e dobishme të eliminohej distanca një metër, duke e mbajtur Green Pass të detyrueshëm, që në këtë moment përfaqëson maksimumin e mbrojtjes për të gjithë.
Me distancën një metër midis tifozëve, kapaciteti i parashikuar i mbushjes së stadiumeve në masën 50%, do të ulej në 25-30%. Kjo situatë do të shkaktonte dëme të konsiderueshme në arkat e klubeve.
Ndërsa vlerësojmë vendimin e marrë nga qeveria për rikthimin e publikut, ne përpiqemi të punojmë së bashku për t’i bërë stadiumet më të sigurta.
Interit i mungojnë 120 milion euro fitime. Kjo është shuma që kemi humbur në dy sezonet e fundit“, deklaroi CEO i kampionëve të Italisë. /abcnews.al