Të qëndisësh historinë, Eli Zhulati: Punët artizanale kërkohen më shumë

schedule20:03 - 25 Korrik, 2021

schedule 20:03 - 25 Korrik, 2021

Punimet artizanale po tërheqin jo pak vëmendjen e turistëve të huaj që krahas vlerave arkitektonike të Gjirokastrës, dëshirojnë të njihen edhe me një tjetër pasuri unike, kostumet tradicionale popullore.

Eli Zhulati e cila ushtron prej vitesh këtë profesion shprehet se vizitorët impresionohen nga këto punime plot vlera e histori, të cilat ajo i realizon me qëndisje duke i qëndruar në mënyre “fanatike” origjinalitetit te tyre, pavarësisht se kjo ka tepër vështirësi. Ajo thotë ketë  profesion e ka trashëguar nga nëna e saj.

Në punishte ofrohet një pasuri e rrallë sa i takon vlerave dhe traditës se zonave te ndryshme, ku çdo kostum është i ndryshëm nga tjetri e pikërisht për ketë arsye nuk mungojnë porositë edhe nga shtetas te huaj.

Padyshim që fustanella e Gjirokastrës ngelet një prej krijimeve që tërheq me tepër vëmendjen e çdo vizitori, kjo për vete mënyrën e punimit te saj. Fustanella është një veshjet karakteristike te jugut por jo te gjitha trevat kane të njëjtën formë, ku ajo e zonës se Çamërisë dallon të paktën sa i takon peshës dhe materialit qe përdoret.

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të spikatura të kulturës tradicionale. Ato kanë dhe elemente të trashëguara nga lashtësia apo mesjeta./abcnews.al