Dy ditët e fundit në qytetin e Beratit, banorët po vuajnë nga ndotja e ujit të pijshëm. Ata tregojnë që kjo ndodhi menjëherë pas reshjeve të fundit të shiut.
Dhe pse i reduktuar në orar, tashmë i ndotur me ngjyreë dhe me erë.
Prej dy ditësh në rubinetet e banorëve të Beratit uji ka këtë pamje.
Nuk konsumohet as për të pirë e as për gatim.
Situata u bë e tillë menjëherë me fillimin e reshjeve të shiut.
Ndotja e ujit të pijshëm nuk është një problem i panjohur për qytetin e Beratit.
Banorët tregojnë se kjo ndodh sa herë bie shi. Dherat depërtojnë në vendburimin e Bogovës.
ABC News u interesua në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Berat-Kuçovë. Zyrtarë të saj thanë se momentalisht e vetmja masë është klorifikimi./abcnews.al
https://youtu.be/czzwbW0PrEU