Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në garat e motoçiklizmit. Talenti 14-vjeçar, Hugo Millan ka humbur jetën për shkak të një aksidenti të rëndë në pistën e MotorLand Aragón, Spanjë.
I riu po garonte me motorin e tij në turneun e quajtur “European Talent Cup”, kur në kthesën 13 humbi kontrollin e motorit dhe ra në asfalt. Më pas ai u çua dhe tentoi të dalë nga pista.
Në atë moment një nga pilotët e tjerë i erdhi nga pas me shpejtësi dhe i dha goditjen fatale. Pas aksidentit ai u dërgua në spital, por nuk ishte e mundur të shpëtonte për shkak të dëmtimeve të pësuara. /abcnews.al
https://streamable.com/ewzx7g