Përfaqësuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” xhudisti, Indrit Çulhaj i cili garonte në kategorinë deri në 66 kg është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kundërshtarin e tij nga Kosta Rika, Sancho Çinçilla.
Përballje e cila ka përfunduar me dëmtim në kapjen e fundit, ndërsa është dashur të shoqërohet jashtë tapetit me barrelë.
Pas këtij dëmtimi, Çullhaj është në vëzhgim të ekipit mjekësor.
Sportisti Olimpist e nisi me besim ndeshjen e tij, duke bërë kapje të sigurta dhe duke mos i dhënë për asnjë moment shansin kundërshtarit që të pretendonte.
Edhe pse kishte një epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit në çdo kapje, Çullhaj nuk ja ka dalë, duke e humbur në këtë mënyrë takimin.
/abcnews.al/