Tirana i ka idetë e qarta dhe transferimet e kësaj vere kanë qenë të pakta, por të goditura. Pas afrimeve të Xhixhës dhe Limajt, që shënuan në miqësoren e sotme me Egnatian, gati për Shehin është një tjetër lojtar i afirmuar.
Enur Totre, fantazisti që nuk pranoi rinovimin me Shkëndijën e Tetovës dhe në janar pati oferta nga Polonia, ka vendosur të luajë në Superiore dhe sipas asaj që mëson gazetari i abcnews.al, Vladimir Prenga, pritet vetëm njoftimi zyrtar i Tiranës.
Totre në muajin tetor mbush 25 vjeç dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e Shkëndijës së Tetovës, si dhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Në pjesën e parë të sezonit të shkuar ai shënoi edhe katër gola me skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka, ndërsa më pas nuk pati hapësira.
Tani ai te Tirana do të gjejë lojtarë rivalë si Najdovksi e Toshevski, të cilët më parë kanë luajtur në Maqedoninë e Veriut me Vardarin.
Afrimi i Totre e kompleton mesfushën e Tiranës, pasi më parë veç Limajt është zyrtarizuar edhe Engjëll Hoti, i marrë nga Llapi në Kosovë. / abcnews.al