Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pedagogët firmosin listën dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

schedule20:25 - 21 Tetor, 2026

schedule 20:25 - 21 Tetor, 2026

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar debatet mbi peticionet dhe protestat në Shqipëri, duke theksuar se mesazhi i parë që duhet të përcillet është ndalimi i dhunës.

Sipas Çulit, pavarësisht emrave që mund të përfshihen në një listë apo peticion, prioritet duhet të jetë një thirrje e qartë kundër akteve të dhunshme. Ai kujtoi se gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria ka parë peticione dhe kundërpeticione, ndërsa kërkoi që ndalimi i dhunës të vendoset në krye të çdo nisme të tillë.

Aktori dhe regjisori ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si disa prej pedagogëve largohen nga protestat, në vend që të qëndrojnë pranë studentëve dhe të kontribuojnë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.



“Unë do preferoja një listë ku nuk ka rëndësi emrat pika e parë duhet të ishte poshtë dhe stop dhuna. Në 35 vite kemi parë peticione dhe kundër peticione. Pra do të thoja këtë gjë, më pas mund të radhiteshin çdo pikë tjetër. Dhe problemi tjetër është se si mund të ikin këta njerëz si skutha. Firmos dhe ikën se do vin molotovët? Në vend të rrinin me studentët bashkë 24 orë , bashkë të gjithë t’i mbanin mos të lejonin edhe kapuçët të vinin, më ka bërë shumë përshtypje kjo. Edhe sot , kemi një marshim kundër korrupsionin apo si të duash ti, unë jam i bindur që shteti është tronditur, por nëse do bëhej me kapuçovët, duhet të presim që pas rënies së tij, që larg qoftë të bjerë një qeveri në këtë mënyrë sepse më pas është kaosi”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!