Gruaja me përmasat ekstreme të gjoksit në “Doktor Plastik”

schedule16:14 - 24 Korrik, 2021

schedule 16:14 - 24 Korrik, 2021

Një rast ekstrem do të shfaqet në “Doktor Plastik” këtë të diel ora 20.30 në “ABC”. Një grua nga Kosova do të rrëfejë historinë e saj. Nëna e re vjen nga Klina e Kosovës dhe përmasat e saj të gjoksit janë më mëdhatë që mund të keni parë ndonjëherë, aq sa janë kthyer në një problem shëndetësor.

E dëshpëruar nga gjendja e saj Linda Dushi do të tregojë të gjitha peripecitë që i kanë ndodhur nga pesha e madhe e gjoksit. Duke filluar nga adoleshenca e hershme ku ajo kaloi nga fëmijëria menjëherë në një vajzë e re me përmasa ekstreme.

Transformimi i saj pritet të jetë një nga më ekstremet të realizuara ndonjëherë në “Doktor Plastik”. Operacionet e “Doktor Plastik” sezoni i tretë janë realizuar në Spitalin Amerikan nga Doktoreshë Rezarta Kapaj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!