Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Tapizë të Fushë-Krujës. Mësohet se rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 makina.
Viktimë e këtij aksident ka mbetur Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al/