Laçi zhvilloi një ndeshje të madhe dhe ia doli të fitojë 1-0 ndaj Universitatea Craiova mbrëmjen e kaluar. Bardhezinjtë e Duros siguruan një sukses të vështirë dhe të merituar në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League.
Përballë ishin nënkampionët e Rumanisë dhe skuadra fituese e Kupës dhe Superkupës së Rumanisë. Disfata përballë ekipit kurbinas është përjetuar keq te Univ Craiova dhe drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra trajnerin Marinos Ouzounidis.
52-vjeçari grek drejtonte skuadrën rumune prej muajit shkurt, teksa si ndihmës kishte të mirënjohurin Bledar Kola. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare punon prej vitesh si krahu i djathtë i Ouzounidis, por skuadra laçiane i la të dy pa punë për momentin.
Sfida e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “Stadionul Ion Oblemenco”. Ndërkohë, Univ Craiova ka shitur Alexandru Cicaldau, i cili e nisi ndeshjen si titullar dje në “Elbasan Arena”.
Mesfushori 24-vjeçar, i cili luan me kombëtaren rumune (14 ndeshje dhe 2 gola), do të transferohet në Turqi. Klubi rumun ka arritur akordin me Galatasary. Klubi nga Stambolli do të paguajë 6.5 milion euro (+ 600 mijë euro në formë bonusesh) për kartonin e Cicaldau.
? Galatasaray ve Craiova arasında evrak işleri tamamlanıyor. Bir aksilik olmazsa Rumen oyuncu Cicaldau yarın sağlık kontrolünden geçecek.
? Bonservis: 6.5 milyon € + 600 bin € başarı bonusları
✍️ Sözleşme: 5
? Maaş: 1 milyon €
? Satıştan Pay: %20(? @SportsDigitale) pic.twitter.com/a1Tn39bE4S
— Ertan Süzgün (@ertansuzgun) July 23, 2021
Kundërshtarët e Laçit do të mbajnë edhe 20% të kartonit të mesfushorit, i cili pritet të kryejë kontrollet mjekësorë nesër. Cicaldau do të firmosë me Galatasaray një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë 1 milion euro në sezon. /abcnews.al