Dy të dënuar për vrasje, morën peng dy gardianë në një burg të Suedisë. Ata i mbajtën peng për 9 orë, dhe më pas i lanë të lirë në këmbim të 20 picave. Fillimisht kishin kërkuar dhe një helikopter për t’u arratisur nga burgu.
Dy gardianët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy të dënuarit po hetohen për rrëmbim personi./abcnews.al