Jill Biden: Zonja e Parë e SHBA-së që merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

schedule08:54 - 23 Korrik, 2021

schedule 08:54 - 23 Korrik, 2021

Kreu i delegacionit amerikan mbërriti në Tokio të enjten, së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Ky është udhëtimi i parë “solo” i gruas së presidentit amerikan jashtë vendit, pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë.

Prania e Jill Biden në Lojërat Olimpike të Tokios është një mesazh mbështetjeje për qeverinë amerikane, e cila ende po përballet me rrezikun e pandemisë. Të enjten pasdite, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara darkoi  me Kryeministrin Japonez Yoshihide Suga dhe gruan e tij, Mariko Suga.

Jill Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të premten, ndërsa agjenda e saj përfshin një bisedë online me atletë të delegacionit Amerikan si dhe një vizitë në pallat, ku ajo do të mirëpritet nga Perandori Naruhito./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!