Gazeta Serbe “Danas” ka shkruar ditën e sotme një artikull për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA. Një përfaqësues jozyrtar i qarqeve Diplomatike në Uashington i tha media serbe se: “Në Uashington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit”, dhe nga ana tjetër, “të tronditur nga autoritarizmi i Vuçiç”.
Në artikull thuhet se presidenti i Serbisë kritikohet nga amerikanët për mungesën e sensit të dialogut me kundërshtarët politikë dhe kontrollin e tepruar mbi mediat.
Sa i përket Kurtit, ai përflitet se gëzon mbështetjen e SHBA dhe shumë segmenteve të tjera politike, megjithatë konsiderohet bashkëbisedues më i pakëndshëm me SHBA se paraardhësi i tij Avdullah Hoti. Në atë kontekst, theksohet se “Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden – që Kosova të marrë njohje nga Serbia”.
Burimi i medias serbe shpjeton se se Amerika pret që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, “veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit”. m.v/abcnews.al