Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërheqja nga Florida Cup, Interi preferon të kopjojë Arsenalin

schedule12:58 - 21 Korrik, 2021

schedule 12:58 - 21 Korrik, 2021

Pas Arsenalit edhe Interi. Klubi anglez njoftoi tërheqjen nga Florida Cup, turne që ishte programuar të luhej në SHBA, aty ku do të merrnin pjesë edhe kampionët e Italisë, Everton dhe kolumbianët e Millonarios.

Disa raste pozitive me Covid-19 tek skuadra e Mikel Artetës, kanë ndikuar që drejtuesit të vendosin të mos fluturojnë për në SHBA, duke u tërhequr nga Florida Cup.

Arsenali luan takimin e parë të kampionatit ndaj Brighton më 13 gusht. Drejt tërheqjes nga ky miniturne është edhe Interi. Te zikaltrit ekziston frika e infektimit me koronavirus dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë në këto momente.



CEO i klubit italian, Giuseppe Marotta duhet të marrë një vendim, pasi udhëtimi është planifikuar për nesër. Tani që erdhi “asisti” nga Arsenali është më e lehtë, por Interi mund të vendosë edhe pjesëmarrjen me një numër të reduktuar lojtarësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!