Erjona Kakeli dhe Salsano Rrapi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit pas shumë vitesh së bashku. Dyshja e famshme i dhanë fund beqarisë ditën e djeshme, një ditë e shënuar për aktorin pasi festonte dhe ditëlindjen.
Kanë qenë miqtë e tij që kanë publikuar pamje nga ceremonia e mbajtur në Dhërmi. Në video, shihen Salsano dhe Erjona të veshur si nuse dhe dhëndër krah të cilëve kanë dhe dy vajzat e tyre.
Salsano dhe Erjona, e cila së fundmi është bërë pjesë e Kosheres në ABC, kanë një histori disa vjeçare dashurie por e kanë mbajtur jetën private larg vëmendjes së publikut. /abcnews.al