Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dendias: Nëse Turqia dëshiron axhendë për të gjitha çështjet, ne nuk ulemi në dialog

schedule09:51 - 21 Korrik, 2021

schedule 09:51 - 21 Korrik, 2021

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendiaska deklaruar se të vetmet çështje që mund të diskutohen në dialog me Turqinë janë shelfi kontinental dhe ndarja e detit.

Ai tha në një intervistë për mediat greke se nëse Turqia dëshiron të diskutojë për çështje të tjera, ata nuk do të jenë në tryezë, duke përmendur këtu diskutimet për Hagën.

Dendias foli edhe për takimin e tij me presidentin turk Erdogan duke theksuar se ai është treguar mikpritës dhe i përzemërt në nivel personal.

Ministri grek ceku edhe pozicionin e Greqisë mbi çështjen e Kosovës, marrëveshjes së Prespës dhe ratifikimit të tre memorandumeve me Maqedoninë e Veriut.

“Memorandumet do të ratifikohen, por unë nuk e di kur”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!