Reshjet e dëborës kanë shfaqur problemet e para në disa zona të thella të qarkut Elbasan. Gjatë natës së kaluar kanë rënë reshje dëbore në Kukur, Kodovjat, Rovje, Lenie, Poroçan në Gramsh. Në Rovje të Gramshit trashësia e dëborës po arrin deri në 30 cm dhe janë shfaqur probleme në qarkullimin në rrugë.
Megjithatë rruga Elbasan-Qafë-Thanë nuk ka asnjë problem me qarkullimin. Në Përrenjas dhe Librazhd ka pasur reshje të dëborës në lartësitë e Polisit, në Rrajcë, në Sopot, Stravaj, Fushë Studen. Në këtë trevë ka vështirësi në qarkullimin rrugor në rrugën që lidh Librazhdin me Peshkopinë, dhe në disa fshatra të thellë malorë. Ne kete zone rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.
Në Elbasan dëborë ka rënë në lartësitë e Bukanikut dhe Labinotit Mal. Por nuk ka asnjë problem me qarkullimin. Raportohet se në disa fshatra të Gramshit, Përrenjasit dhe Librazhdit ka pasur ndërprerje të energjisë për shkak të stuhive të dëborës. /abcnews.al