Rinisin protestat në France kundër rritjes së çmimit të karburantit

schedule11:11 - 18 Nëntor, 2018

schedule 11:11 - 18 Nëntor, 2018

Protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit vazhdojnë të bllokojnë Francën. 3500 protestues kanë qenë në shesh gjatë gjithë natës duke vendosur më shumë se 40 bllokada në autostrada. Një viktimë dhe 409 të plagosur, prej të cilëve 14 në gjendje të rëndë, dhe 282 arrestime. Por Parisi këmbëngul dhe konfirmon hyrjen në fuqi të taksës ekologjike ndaj karburanteve, me synimin për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike.

Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Makron vijon të humbasë popullaritet me vetëm një francez në katër që vlerëson punën e tij. Sipas të dhënave të para të policisë franceze situata është kaotike dhe shumë prej tyre janë përpjekur  të hyjnë me forcë në perfektura, ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!