Nga Anglia raportohet një lajm, që me siguri do i pëlqejë më shumë tifozëve të Barcelonës. Gazeta Express bën me dije se dy klubet po konsiderojnë një shkëmbim mes Van de Beek dhe Samuel Umtiti.
Të dy lojtarët nuk kanë mundur të gjejnë hapësira në skuadrat përkatëse, me Van de Beek, të gatshëm për të bërë këtë lëvizje.
Nga ana tjetër Umtiti ka kërkuar të qëndrojë, por Barcelona këmbëngul të lehtësohet nga paga e tij. Për momentin ka vetëm kontakte fillestare dhe mbetet për t’u parë nëse do ketë zhvillime konkrete. /abcnews.al